75 Mall Live Search
17:23 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / Gj. Sh

Lajm i keq për Napolin, Osimhen mungon në stërvitje

Napoli u kthye në fushë mëngjesin e sotëm, por Victor Osimhen nuk u stërvit me pjesën tjetër të grupit.

Sipas raportimeve të medieve italiane, qendërsulmuesi nigerian nuk mori pjesë në seancën e sotme për shkak se është sëmurë me grip.

Ndërkohë, Osimhen nuk është i vetmi shqetësim për Napolin, pasi edhe Mario Rui ka zhvilluar stërvitje të diferencuar.