75 Mall Live Search
18:34 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / AR

Lajm i keq për Napolin, titullari i rëndësishëm del me Covid-19

Një tjetër lojtar i njohur nuk ia dalë ta shmangë infektimin me virusin covid-19.

Fabian Ruiz i Napolit ka dalë pozitiv në testin e bërë në Spanjë, ku po kalon periudhën e pushimit pas ndaljes së Serie A.

Napoli njofton se Ruiz do të izolohet në shtëpinë e tij dhe pasi të dalë negativ do të fluturojë drejt Italisë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.