75 Mall Live Search
14:16 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Lajm i keq për Romën, mbrojtësi i ekipit rezulton pozitiv me Covid

Klubi i Romës ka marrë një lajm të keq sot. Mbrojtësi i ekipit, Gianluca Mancini, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Ai do të mungojë në ndeshjen kundër Milanit në fundjavë, transmeton Indeksonline.

Mancini, fatmirësisht mbrëmë nuk ishte pjesë e ekipit të Romës në ndeshjen kundër Young Boysit pasi ishte i suspenduar.

Ai tashmë ka hyrë në izolim dhe do të qëndrojë aty deri sa të rikuperohet. /Indeksonline/