16:53 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Lajm i keq për tifozët e Milan, lojtari më i mirë i tyre pritet të largohet në janar

Klubi i Milan në afatin kalimtar të janarit mund të mbetet pa futbollistin më të mirë në ekip.

Sipas “La Stampa”, futbollisti turk, Hakan Çalahnoglu mund të largohet në janar nëse nuk e rinovon kontratën me klubin italian, transmeton Indeksonline.

Turku ka qenë vital për ‘Rosonerët’ në sezonet e fundit, duke qenë futbollisti më i mirë në skuadër.

 Çalhanoglu është duke kërkuar rritje rroge, mbetet të shihet nëse kjo kërkesë do i plotësohet turkut./Indeksonline/