Lajm i keq për Unitedin, Amad Diallo humbet sezonin

Ndoshta është lajmi që nuk do të donin ta dëgjonin tifozët e Manchester Unitedit.
Anësori 22-vjeçar, Amad Diallo ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës dhe pritet që të humbas pjesën e mbetur të sezonit.
Diallo, padyshim ishte një nga lojtarët më të mirë të “Djajve të Kuq” në këtë kohë krize dhe lëndimi i tij është një goditje e madhe për ta.
22-vjeçari, ka bërë 36 paraqitje për Manchester Unitedin, ku ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 7 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/