75 Mall Live Search
18:19 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L A

Lajm i keq për Unitedin, Martinez humb sezonin

Ky sezon duket se ka përfunduar për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Lisandro Martinez.

Martinez, kishte pësuar një lëndim duke këputur ligamentet në humbjen e djeshme 0-2 ndaj Crystal Palace.

Lëndimi i tij është një goditje për skuadrën e tij, ku i cili argjentinasi ishte edhe një nga lojtarët më të mirë në këtë sezon të dobët për “Djajtë e Kuq”.

Manchester United, po kalon sezonin më të dobët të tyre në shekullin 21, ku të cilët gjenden në pozitën e 13-të në Premier League me 29 pikë të tilla./IndeksOnline/