19:35 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

Lajm i keq për vajzat, futbollisti kosovar e pranon që është në lidhje dashurie

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi, njihet për karrierën e tij të suksesshme.

Krahas kësaj, ai përfolët edhe për jetën e tij private ku shpesh herë është prekur edhe pjesa për lidhje dashurie, shkruan Indeksonline.

Edhe pse nuk ka bërë ndonjë konfirmim, kësaj radhe erdhi me një deklaratë bombë për jetën private.

Në pyetësorin e hapur në Instastory u përgjigj se është në lidhje dashurie dhe se është i lumtur.

“Jo. Jam në një lidhje të lumtur. Është e para për mua. I mërzitur që nuk e dija më parë sa e bukur mund të jetë”, shkroi ai duke bërë më dije se statusi I tij ka ndryshuar dhe ndihet e lumtur me vajzën që ka në krahë./Indeksonline/