Lajm i madh, më 27 qershor në Washingon fillon dialogu Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell përmes një postimi ka konfirmuar se më 27 qershor do ta takohen në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, për diskutime në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha që ka marrë angazhimin nga Kosova dhe Serbia për ta ndalur përkohësisht fushatën e mosnjohjes, shkruan Indeksonline.
“Lajm i madh! Kam marrë angazhimin nga qeveria e Kosovës dhe e Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor në diskutime për Dialogun.
Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni.
Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, u shpreh ai.
If either side is unsatisfied with the June 27 discussions then they will go back to the status quo after they leave Washington.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020
As we have consistently said, we must first make progress on growing the economies. This is the focus. I look forward to these discussions. (2/2) https://t.co/r5QLDuC1XI