75 Mall Live Search
13:02 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lajm i madh për Barcën, “The Best” gati për ndeshjen kundër Interit

Leo Messi mund të jetë gati për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Interit, sfidë kjo që zhvillohet të mërkurën.

Gjasat e mëdha ishin që argjentinasi të mos ishte i gatshëm për këtë ndeshje, por tashmë duket se rikthimi i tij pritet të jetë i mundshëm.

Mediat spanjolle shkruajnë se problemi muskulor i Messit ka kaluar shumë më shpejt seç ishte parashikuar dhe futbollisti mund të luajë që nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Fituesi i çmimit “The Best” nga FIFA nuk e ka nisur mirë sezonin, duke pësuar disa lëndime të njëpasnjëshme, të cilët ia pamundësuan atij të paraqitet në shumicën e ndeshjeve.