75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / SH

Lajm i madh për bavarezët, shikojeni kush është kthyer!

Ky është momenti që të gjithë te FC Bayern-i kanë pritur me padurim.

Jamal Musiala është rikthyer në stërvitjen e ekipit.

BILD-i e kapi superyllin të martën në mëngjes teksa doli nga dhoma e zhveshjes me shokët e tij të ekipit në fushën e stërvitjes në Säbener Straße në orën 10:59 të mëngjesit.

Për herë të parë që nga dëmtimi i tij i rëndë pesë muaj e gjysmë më parë, lojtari i Kombëtares gjermane ishte në gjendje të merrte pjesë në disa pjesë të seancës stërvitore me ekipin.

Musiala pësoi një thyerje të fibulës dhe disa këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së majtë.

“Minutat e tij të para si lojtar duhet të vijnë në janar. Ky do të ishte një plan ideal për ne”, ka thënë Company./Indeksonline/