14:29 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lajm i madh për Kosovën, rikthehet “truri” i mesfushës

Kosova ka zhvilluar ndeshjet e fundit kualifikuese me mungesa të mëdha në mesfushë.

Ylli i Zurichut nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme që nga 19 prilli, shkruan Indeksonline.

26- vjeçari kishte pësuar një lëndim, por tashmë gjithçka mbetet e kaluar.

Skuadra zvicerane ka postuar një video në Instagram ku shihet kryeziu, i cili është rikthyer në stërvitje.

“Hekuran Kryeziu është duke stërvitur përsëri këtë javë. Mirësevini përsëri dhe bëhuni mirë, Heki”, ka shkruar Zurich në Instagram

Hekurani pritet të jet i gatshëm për dy ndeshjet e tetorit, që Kosova luan kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi. /IndeksOnline/