75 Mall Live Search
15:33 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lajm i madh për Kosovën, Zeneli po kthehet

Arbër Zeneli është një ndër mungesat më të rëndësishme të Kosovës në ndeshjet e fundit.

Golashënuesi më i mirë aktualisht i Kombëtares, pësoi një lëndim në ndeshjen me Malin e Zi, që e detyroi t’i nënshtrohej një operimi në gju.

Megjithatë Zeneli po rikthehet para fatit që ishte paraparë, shkruan Indeksonline.

Babai i tij, Avniu ka bërë të ditur se Arbri po rikthehet ngadalë.

Megjithatë, Zeneli nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës të paktën deri në ndeshjen e “Play-off” të Ligës së Kombeve (nëse Kosova nuk kualifikohet nga grupet). /IndeksOnline/