14:35 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë: 201 persona shërohen nga COVID-19

Numri i personave që po shërohen nga Covid-19 çdo ditë po shënon ngritje. E një ngritje pozitive vërehet edhe në raportin e 24 orëve të fundit, të publikuar nga IKShPK-ja, raporton IndeksOnline.

Ky institucion njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 201 persona, duke e dërguar kështu numrin e të shëruarve në vendin tonë në 6 mijë e 817 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932”, thekson raporti.