75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 01 Prill 2025 / AR

Lajm i mirë/ Aktori që mundi kancerin

Dave Coulier, i njohur më së shumti për rolin e tij si Joey Gladstone në serialin popullor Full House, ka mundur zyrtarisht kancerin disa muaj pasi njoftoi se ishte diagnostikuar.

Zëdhënësi i Coulier konfirmoi për People se nuk ka më asnjë shenjë të sëmundjes dhe lajmi i mirë u nda menjëherë nga bashkylli i tij Candace Cameron Bure, i cili luante DJ Tanner, transmeton Indeksonline.

“Dave është pa kancer!” ajo shkroi në Instagram krahas një selfie me Dave dhe gruan e tij Melissa. “Le ta festojmë këtë lajm të mrekullueshëm dhe t’i dërgojmë atij gjithë dashurinë në botë”, shtoi ajo.

Një ditë më parë, Coulier zbuloi në një intervistë për Parade se i ishte nënshtruar një biopsie të një nyje limfatike në qafë.

“Melissa dhe unë pritëm një javë për rezultatet. Kur ata erdhën – nuk kishte shenja kanceri. Është një nga rastet e rralla në jetë kur ‘zero’ është numri më i bukur i mundshëm”, tha Coulier. Ai shtoi se është ende në pritje të rezultateve të një skanimi shtesë CT për t’u siguruar. “Sot është dita e parë që mund të them: “Ndihem shumë mirë. Ndihem përsëri si vetvetja”, tha ai.

Coulier së pari zbuloi publikisht diagnozën e tij në nëntor 2024, duke shpjeguar se si gjithçka filloi me një infeksion të thjeshtë të frymëmarrjes dhe më pas nyjat limfatike të fryra që çuan në teste më të detajuara dhe një diagnozë përfundimtare në tetor./Indeksonline/