Lajm i mirë, Albion Rrahmani në gjendje të mirë shëndetësore… i gatshëm edhe për Kosovën
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është në gjendej të mirë shëndetësore.
Sulmuesi kosovar luajti disa minuta sot në futbollin çek me fanellën e Sparta Pragës në barazimin 2:2 ndaj Teplice, shkruan Indeksonline
Ditë më parë, trajneri i klubit nga Çekia, Priske njoftoi për një problem shëndetësor të lojtarit kosovar.

Ai tha se Rrahmani ka probleme me frymëmarrje dhe se është duke përdorur antibiotikë – duke lënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e Kosovës gjatë këtij muaji.
Megjithatë, Rrahmani qenka mirë me shëndetin e tij dhe do jetë i gatshëm për fanellën “Dardane”. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi pritet të niset drejt Kosovës./Indeksonline/

