Lajm i mirë, Arbër Hoxha rikthehet nga lëndimi – Dinamo fiton derbin ndaj Hajdukut
Skuadra e Dinamo Zagrebit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Hajduk Splitit, në derbin e javës së 25-të në elitën e futbollit kroat.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha ishte në stol për këtë ndeshje, por nuk pati asnjë minutë, shkruan Indeksonline
Kjo pasi trajneri Kovacevic vendosi ta ruante për ndeshjet e radhës.
Më e mira e kësaj është se Hoxha është rikthyer tashmë – pasi mungoi disa ndeshje për shkak të dhimbjeve në shpinë.
Me këtë fitore, Dinamo Zagrebit shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e parë, 10 më shumë se vendi i dytë, Hajduk Spliti (47)./Indeksonline/

