20:26 / E Martë, 24 Gusht 2021 / A. A

Lajm i mirë, Celina ftohet te Kosova dhe është i gatshëm për lojë

Bersant Celina do të grumbullohet me Kosovën për ndeshjet e shtatorit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Celina ka marrë leje nga klubi Dijon për tu bashkuar me ekipin tonë kombëtar.

Mesfushori prizrenas muajin e kaluar u infektua me Covid-19 dhe pati probleme me zemër.

Por ai është shëruar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes.

/Indeksonline/