11:39 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë! Deri tani 52 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Ndërkohë që numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi u rrit në 13, ministria e Shëndetësisë dha edhe një lajm të mirë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Ndërkohë harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 129 raste

– Durrës 26 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 15 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste