75 Mall Live Search
22:08 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë/Dita e katërt në Malishevë me asnjë rast të infektuar

Komuna e Malishevës, sot shënoi edhe një ditë pa të prekur me COVID-19, përkatësisht sot e katër ditë, nuk është shënuar asnjë rast i infektuar. Pavarësisht kësaj gjendje, ne duhet ende të jemi të kujdesshëm, pasi kjo është forma e vetme e luftimit të këtij virusi.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është: 70 të prekur, 31 të shëruar dhe një person ka vdekur.

Luten të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet dhe këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mos dilni pa nevojë edhe kur e keni të drejtën e lëvizjes, por edhe nëse duhet që patjetër të dilni, atëherë dilni nga një person. Mbani distancën e këshilluar fizike, prej 2 metrave. Pastroni sa më shpesh duart, me sapun apo mjete tjera për dezinfektim. Mbani maska mbrojtëse dhe dorëza.

Të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, që po i respektojnë rregullat dhe këshillat e IKSHP-së, i falënderojmë dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë ta bëjnë këtë në mënyrë të përpiktë.

Rrini në shtëpi.

Së bashku mund t’ia dalim.