18:48 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë: Kabashi rikthehet në stërvitje te Barcelona B, gati për “magjinë” e tij

Labinot Kabashi në mëngjesin e sotëm u pa duke u stëvitur me klubin e Barcelonës B, para ndeshjes miqësore ndaj CF Peralada.

Nga pamjet e publikuara, mesfushori ynë duket në formë të mirë dhe me shumë gjasa do të luajë sonte në këtë miqësore që fillon nga ora 19:30, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se Kabashi e kishte pësuar një lëndim të rëndë në kofshë, gjë që ia pamundësoi atij të paraqitet në ndeshjet e kaluar me klubin e Barcelonës B.

Të mos harrojmë se sot dhe zyrtarisht 17-vjeçari, Ansu Fati i cili ishte pjesë e Barçës B i’u bashkua skuadrës A, ku presim që të njëjtin fat ta ketë edhe futbolllisti ynë.