09:06 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / AR

Lajm i mirë nga Gjakova, s’ka pacient që trajtohet për Covid-19 në spital

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ka dhënë një lajm të mirë duke njoftuar se sot nuk ka asnjë pacient që trajtohet për Covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e spitalit, shkruan Indeksonline.

“Lajm i mirë, Sot në Institucionin tone nuk kemi asnjë pacientë që trajtohet për Covid. Urojmë dhe shpresojmë që çdo dite të jete kështu. S’BASHKU E FITOJMË LUFTËN”, thuhet në njoftim.