Lajm i mirë nga Shtimja: Shkon në 16 numri i të shëruarve nga COVID- 19

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka njoftuar se 16 persona të infektuar me koronavirus tanimë janë shëruar, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij vetëm një rast është aktiv me Covid-19 e që është në rrugë të shërimit.
Njoftimi:
Shkon në 16 numri i të shëruarve nga COVID- 19 në Shtime dhe asnjë rast i ri. Mbeti vetëm edhe një rast i infektuar në Shtime që në testimin e këtyre ditëve presim të dalë negativ, pra që është në proces shërimi e që përfundimisht deaktivizon të gjitha rastet me COVID-19 në Shtime.
Shërim të shpejtë për të infektuarin e fundit! Vazhdoni respektoni këshillat e eksperteve me kujdes të shtuar.
N.I