20:48 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë nga Suhareka: 6 persona rezultojnë negativ me koronavirus

Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, ka dhënë një lajm të mirë përmes një postimi të bërë në Facebook.

Ai ka treguar se 6 persona të kësaj komune, kanë rezultuar negativ me koronavirus, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i tij:

Edhe një lajm i mirë për Suharekën 

U janë bërë 6 personave analizat për Covid- 19 dhe rezultatet janë negative.

Shpresojmë me më të mirën që bashkë ta tejkalojmë këtë situatë.

Bali Muharremaj