17:52 / E Martë, 12 Prill 2022 / AR

Lajm i mirë/ Pajtohen Noizy e Gold Ag, pozojnë bashkë!

Reperi kosovar Gold Ag dhe reperi shqiptar Noizy, me vite nuk kanë folur me njëri-tjetrin për shkak të problemeve që kanë pasur në të kaluarën.

Madje, ata kishin bërë edhe diss-e dedikuar njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Por, duket se çdo gjë ka mbetur në të kaluarën.

Me një postim në Instagram, Gold Ag publikoi një imazh me Noizyn duke konfirmuar që i kanë lënë anash mosmarrëveshjet.

Të njëjtin imazh e publikoi edhe në ‘Instastory’ teksa ka vendosur emojin e pajtimit./Indeksonline/