75 Mall Live Search
11:01 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Lajm i mirë për Anglinë, Mount dhe Chilwell i bashkohen ekipit

Lojtarët e Chelseat, Mason Mount dhe Ben Chilwell janë gati për t’u përballur me Kombëtaren e Gjermanisë.

Dy yjet e ‘Tre Luanëve’ ishin të izoluar pas kontaktit që patën me mesfushorin e Skovisë, Billy Gilmour, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç raporton ‘The Sun’, kjo dyshe sot i është bashkuar ekipit në hotel dhe janë gati për ndeshjen kundër ‘Die Mannschaft’ në 1/8 e finales së Kampionatit Europian EURO20.

Nuk dihet nëse Gareth Southgate do të startoj me këtë dyshe, por lajm i mirë është rikthimi i tyre në skuadër.

Kujtojmë që ndeshja mes Gjermanisë dhe ‘Tre Luanëve’ zhvillohet sot nga ora 18:00 në stadiumin ‘Wembley’./IndeksOnline/