Lajm i mirë për Arsenalin, Bukayo Saka i rikthehet stërvitjeve

Skuadra e Arenalit ka marr një lajm të mirë.
Bukayo Saka është rikthyer sot në stërvitje, pas një lëndimi që e la jasht fushave tash e tre muaj, shkruan IndeksOnline.
23-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Mikale Arteta pas pauzës ndërkombëtare.
Sulmuesi anglez do të mund të luaj në ndeshjen ndaj Real Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Saka u lëndua gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, në ndeshjen ndaj Crystal Palace dhe do të rikthehet në fushë pas plotë tre muajve./IndeksOnline/