Lajm i mirë për Arsenalin, Jesus rikthehet në stërvitje

Skuadra e Arsenalit ka marrë një lajm të mirë.
Gabriel Jesus është rikthyer sot në stërvitje, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi brazilian ishte lënduar pak para ndeshjes së FA Cup ndaj Liverpulit, ku Arsenali pësoi humbje me rezultat 2-0.
Lëndimi i tij në gju nuk ishte serioz dhe Jesus do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Crystal Palac./IndeksOnline/