Lajm i mirë për Barcelonën, rikthehet Gavi, pritet të luaj nesër
Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm të mirë nga stafi mjekësor.
Sipas njoftimit, futbollisti spanjoll, Gavi ka marr dritën jeshile për të luajtur dhe do të fitohet për ndeshjen e nesërme ndaj Sevillas, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i skuadrës katalanse, Hansi Flick ka thënë se është i lumtur dhe ka bërë të ditur se nesër do ta aktivizoj Gavin për disa minuta.
“Jam shumë i lumtur për Gavin. Shpresoj që ai të luajë disa minuta nesër, por duhet ta marrim hap pas hapi. Ai ka një karrierë të gjatë përpara dhe duhet ta menaxhojmë siç duhet.”, ka deklaruar Flick.
Kujtojmë që 21-vjeçari nuk ka luajtur që nga fundi i muajit gusht i vitit të kaluar, për shkak të lëndimit të gjurit./IndeksOnline/
✅ Gavi has been given the medical green light and is available for tomorrow’s match against Sevilla. pic.twitter.com/2bK0EIB99g
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 14, 2026

