Lajm i mirë për Barcelonën, rikthehet Ter Stegen

Portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen pritet të bëjë rikthimin e tij nga lëndimi.
Kështu raporton “Mundo Deportivo”, e cila thotë se portieri gjerman do të rikthehet pas dy javësh, ku do të fillojë stërvitjet me skuadrën.
Gjatë mungesës së tij Barcelona, kishte aktivizuar portierët si Inaki Pena dhe polakun Wojciech Szczesny, të cilët e rikthyen nga pensionimi.
Ter Stegen, ka qenë jashtë fushës së blertë pas një lëndimi horror që kishte pësuar në ndeshjen ndaj Villarrealit në shtator të vitit të kaluar./IndeksOnline/