Lajm i mirë për Bayernin, Musiala i gatshëm të rikthehet në fushë
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany ka dhënë një lajm të mirë për tifozët bavarez.
Ai ka njoftuar se Jamal Musiala është afër rikthimit në fushën e lojës, shkruan IndeksOnline.
“Nëse gjithçka shkon mirë sot, Jamal do të jetë i disponueshëm për nesër. Kjo është shumë mirë për të.”, tha Kompany para ndeshjes me Leipzigun.
Kujtojmë që Jamal Musiala nuk ka luajtur që nga muaji korrik i vitit 2025, kur u lëndua në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube, ndaj PSG-së./IndeksOnline/

