Lajm i mirë për bujqit, hapet aplikimi për grante e subvencione

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, do të mbajë një konferencë shtypi nga ora 11:00.
Në këtë konferencë, do të shpallet i hapur aplikimi për grante dhe subvencione.
Konferenca, do të mbahet në objektin e MBPZHR-së, rr. “Ukshin Hoti” – kompleksi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë.
Pas një viti të mundimshëm për bujqit, ky konsiderohet lajm shpresëdhënës për ta dhe që sadopak, do të zbusë krizën financiare të tyre./Indeksonline/