75 Mall Live Search
09:55 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / L A

Lajm i mirë për “dardanët”, rikthehet Rashica nga lëndimi

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica kthehet nga lëndimi që pësoi muajin që lamë pas.

28-vjeçari nga Vushtrria, ka humbur 4 ndeshjet e fundit që zhvilloi klubi turk dhe tani është rikuperuar plotësisht.

Ky është edhe lajm i mirë për Kosovën, në prag të ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve.

Rashica, u lëndua në ndeshjen që zhvilloi Kosova ndaj Qipros, në “Fadil Vokrri”, ku u zëvëndësua pas 16 minutave lojë./IndeksOnline/