Lajm i mirë për Edon Zhegrovën
Futbollisti Edon Zhegrova është transferuar te skuadra Basel në janarin e këtij viti.
Megjithatë ai ende nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme dhe kjo ka ndodhur për shkak të konkurrencës së fortë.
Një kandidat i fortë i Zhegrovës te Baseli ishte francezi Aldo Kalulu, i cili është larguar drejt Swanseat në formë huazimi.

Ky është lajm i mirë për Zhegrovën që pritet të ketë më tepër minuta te Baseli. /Indeksonline/