Lajm i mirë për fansat e Man United, Onana po kryen testet mjekësore te skuadra e re

Andre Onana do të largohet nga Manchester Unitedi.
Ky lajm padyshim që ka gëzuar tifozët e “Djajve të Kuq”, pasi që Onana shpeshherë është kritikuar për paraqitjet e tij të dobëta.
Kamerunasi, do të huazohet në Turqi, te skuadra e Trabzonsporit.
Trabzonspori, nuk do të ketë opsionin e blerjes pasi do të jetë vetëm një huazim i thjeshtë, ku do të mbajë edhe vizitat mjekësore.
Onana, numëron 102 paraqitje me Unitedin që kur ju bashkua në vitin 2023, por nuk ka arritur të tregojë formën e tij sikurse te Ajaxi dhe Interi dhe cilësohet si një nga portierët më të dobët në histori të Manchester Unitedit./IndeksOnline/