75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Lajm i mirë për Invalidët e UÇK-së, Qeveria Hoti ua heq shpenzimet…

Qeveria e Kososvës në detyrë ka mbajtur mbledhje virtuale në mëngjesin e sotëm.

Në takimin online, Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së.

Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve, do të hiqen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi./Indeksonline/