75 Mall Live Search
17:59 / E Martë, 04 Mars 2025 / Gj. Sh

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, titullari i Sylvinhos lë pas dëmtimin dhe rikthehet në stërvitje

Lajme të mira vijnë nga Arabia Saudite për Kombëtaren shqiptare, aty ku mbrojtësi kuqezi, Mario Mitaj, i është rikthyer stërvitjes me Al-Ittihad.

21-vjeçari duket se ka lënë pas dëmtimin që pësoi disa javë më parë dhe është gati për të luajtur në sfidën e radhës në kampionat.

Ky është një lajmi i mrekullueshëm për Sylvinhon, i cili po përgatit listën me lojtarët që do të grumbullojë për dy takimet e radhës së Shqipërisë në Kualifikueset e Botërorit 2026, me Anglinë më 21 mars dhe Andorrën më 24 mars.