75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 07 Mars 2021 / A. A

Lajm i mirë për Kosovën, kapiteni Rrahmani luan 10 ndeshje rresht me Napolin

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso vazhdon t’i besoj Amir Rrahmanit në qendër të mbrojtjes.

Kapiteni i Kosovës luan sonte nga fillimi kundër Bolognës.

Kjo është ndeshja e 10-të rresht për Rrahmanin që luan në të gjitha garat me Napolin.

Padyshim, ky është një lajm i mirë për trajnerin e Kosovës Bernard Challandes para ndeshjeve të marsit, ndaj Lituanisë, Suedisë e Spanjës.

Ndryshe, ndeshja Napoli – Bologna starton nga ora 20:45.

/Indeksonline/