75 Mall Live Search
17:33 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë për Kosovën, mbrojtësi i talentuar do të grumbullohet për ndeshjet e nëntorit

Mbrojtësi, Mirlind Kryeziu do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e radhës.

Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Maltën dhe Azerbajxhanin këtë muaj.

Dhe siç merr vesh Telegrafi, Kryeziu pasi mori pasaportën e Kosovës, tani ka marrë edhe ftesën e Challandes, transmeton IndeksOnline.

Kosova fton Mirlind Kryeziun për dy ndeshjet e radhës

Qendërmbrojtësi i Zurich do të jetë, pra, pjesë e ”Dardanëve” për dy ndeshjet kruciale të Ligës së Kombeve.

Deri më tani, Mirlindi ka përfaqësuar Zvicrën në të gjitha grupmoshat, dhe në fund ai ”braktisi” helvetikët për Kosovën.

Përndryshe, më 17 nëntor, Kosova është mysafir i Maltës, e më pas në Prishtinë e pret Azerbajxhanin./IndeksOnline/