14:13 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Lajm i mirë për Liverpoolin, kthehet Firmino para derbit me Barcelonën

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino mungoi në ndeshjen e fundit kundër Huddersfieldit për shkak të një lëndimi.

Megjithatë brazilian të martën është rikthyer në stërvitje ku është parë së bashku me futbollistët tjerë të Liverpoolit duke ushtruar normalisht.

Ky është lajm i mirë për trajnerin Jurgen Klopp që tani ka në dispozicion treshen e sulmit Mane – Firmino – Salah.

Edhe mesfushori Fabinho pritet të jetë gati për ndeshjen me Barcelonën. /Indeksonline/