75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / L A

Lajm i mirë për Manchester Cityn, rikthehen Foden dhe Kovaçiq

Lajm i mirë për Pep Guardiolën para ndeshjes me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Lojtarët e tij Phil Foden dhe Mateo Kovacic, janë rikthyer në stërvitje pas lëndimeve që kishin pësuar.

Ende nuk dihet nëse Kovaçiq dhe Foden do të luajnë ndaj Juventusit.

Ky po është një lajm i mirë për “qytetarët”, duke parë edhe krizën aktuale të rezultateve që po kalon City.

Ndeshja mes Juventusit dhe Manchester Cityt, do të zhvillohet nesër në “Allianz Stadium” në orën 21:00./IndeksOnline/