75 Mall Live Search
22:40 / E Premte, 30 Korrik 2021 / A. A

Lajm i mirë për Muriqin, Caicedo mund të largohet drejt Interit

Felipe Caicedo pritet të largohet këtë verë nga Lazio.

Sulmuesi ekuadorian po kërkohet nga disa skuadra në Itali dhe jashtë saj.

Menaxheri i Caicedos, Matteo Materazzi komentoi zërat që e lidhin klientin e tij me Interin.

“Felipe do të ishte i kënaqur të vinte në Inter. Tani për tani nuk ka pasur asnjë kontakt, ne jemi duke pritur për një “telefonatë të mundshme” deklaroi Materazzi.

Largimi i Caicedos do të ishte lajm i mirë për Vedat Muriqin, për të luajtur më tepër minuta te Lazio.

/Indeksonline/