Lajm i mirë për nëpunësit shtetëror, shtohen ditët e pushimit

“Qeveria e Kosovës ka miratuar mendimin e qeverisë që në ligjin për festa zyrtare të shënohet 24 qershori dita e egjiptianëve dhe 25 korriku si dita e policëve të rënë në detyrë”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.
Këto dy propozime të Qeverisë do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës për t’u votuar si plotësim ndryshim të Ligjit për festat zyrtare.
Shoqëria civile në vazhdimësi ka ngritur zërin për numrin e madh të ditëve ku shënohen festat zyrtare në vend.