75 Mall Live Search
15:22 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

Lajm i mirë për prindërit në Vushtrri: Dalin 120 eurot për fëmijët e sapolindur

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se janë proceduar paratë për  prindërit të cilët kanë aplikuar për subvencionimin e fëmijëve të lindur në vitin 2020, shkruan IndeksOnline.

Meholli bëri të ditur se deri më tani janë kryer 405 kërkesat e para, duke iu proceduar nga 120 euro në llogari.

Ndërsa, shtoi se stafi i drejtorisë me përkushtim është duke punuar intenzivisht për procedimin edhe të mbi 300 kërkesave të tjera për fëmijët e posalindur.

Postimi:

Të dashur prindër të fëmijëve të Komunës së Vushtrrisë, që keni aplikuar për subvencionimin e fëmijëve të lindur në vitin 2020 në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, njoftoheni se Drejtoria ka proceduar me pagesat në vlerë prej 120 Euro për 405 kërkesat e para që keni aplikuara në Drejtori bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal.

Po ashtu stafi i drejtorisë me një përkushtim të shkëlqyer është duke punuar intenzivisht për procedimin edhe të mbi 300 kërkesave të tjera për fëmijët e posalindur.

Luteni të shikoni në llogaritë bankare të cilat i keni dorëzuar në kërkesa për mjetet dhe për çdo problem eventual të paraqiteni tek zyrtaret e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale të Komunës së Vushtrrisë!

#Për_fëmijët_që_duam!???‍?‍?‍?

Me respekt