Lajm i mirë për prishtinasit: Lëshohet rryma në kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se është lëshuar rryma elektrike, kjo pas një problemi që kishte ku pati reduktime të mëdha.
Ky është njoftimi i Ahmetit:
KEDS sapo na informuan që rryma është lëshuar. Tani lagjet do të lëshohen një nga një deri te banesat e bardha që lëshohen pas 30 min!