19:01 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / S Z

Lajm i mirë për qytetarët dhe kompanitë, brendi i MARKETIT të ndërtimit po organizohet dhe në Kosovë

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, Ekipi A Managment, i krijuar dhe i përbërë nga ekspertë dhe të diplomuar në universitete prestigjioze amerikane, sjell brendin ndërkombëtar të MARKETIT të shitblerjes së banesave, shtëpive dhe produkteve tjera, me zbritje promovuese aq të mëdha, e cila nuk ka ndodhur deri më tani në Kosovë.

 MARKETI ka për qëllim që kompanitë të rrisin sasinë dhe shpejtësinë e shitjes për gjatë 3 ditëve të këtij organizimi, ndërsa qytetarët të përfitojnë nga zbritjet që do të ofrohen.

Me datë 31 Korrik, 1 dhe 2 Gusht, në Prishtinë, Marketi do t’i takojë blerësit me shitësit më seriozë që janë në tregun vendor me ofertat të cilat deri më tani nuk ishin publike, duke ofruar super zbritjen e vitit 2023. Sipas organizatorëve parashikohet të marrin pjesë rreth 15,000 vizitor ku synohet të arrihen shumë marrëveshje të shitblerjes mes qytetarëve dhe kompanive më prestigjioze të ndërtimit: Banesa, shtëpi, arkitekturë, ndërtim, mobileri, artikuj betoni, banka, sanitari, shëndetësi e punës, fasada, dyer e dritare, prodhime të tarracave, elektrik, pllaka e parket, ngjyra, ashensorë, prodhime metalike, ndriçim.

Po ashtu organizatori ka njoftuar se deri më tani janë konfirmuar 70% të kompanive pjesëmarrëse e që janë ndër kompanitë më serioze në vend.