Lajm i mirë për Real Madridin para ndeshjes me Manchester City
Lëndimi i Eduardo Camavinga si duket nuk është serioz.
Mesfushori francez u lëndua gjatë ndeshjes miqësore Francë – Kili, dhe u detyrua të largohet para kohe nga fusha e gjelbërt, shkruan IndeksOnline.
Pas ekzaminimeve mjekësore, është mësuar se Camavinga nuk ka asgjë serioze dhe do të jetë i gatshëm shuë shpejt.
Ai do të rikthehet në stërvitje me skuadrën, por mund të mos luaj në ndeshjen e fundjavës kundër Athletic Bilbaos.
Francezi do të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme, atë ndaj Manchester Cityt në Champions League, e cila zhvillohet me 9 prill./IndeksOnline/

