75 Mall Live Search
18:49 / E Martë, 22 Prill 2025 / L A

Lajm i mirë për Realin, rikthehet Carvajal

Një lajm i mirë për tifozët madrilenë para ndeshjes me Getafen.

Ylli i skuadrës, Dani Carvajal ka bërë rikthimin e tij në fushë për herë të parë pas disa muajsh.

Spanjolli shihet duke u stërvitur individualisht për herë të parë që nga lëndimi i tij në tetor ndaj Villarrealit.

Ende nuk dihet se a do të kthehet për ndeshjet e mbetura të sezonit apo edhe për Botërorin e Klubeve.

Carvajal, kishte bërë vetëm 8 paraqitje këtë sezon ku kishte shënuar 1 gol dhe 1 asist./IndeksOnline/