16:00 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë për rininë e Drenasit

Një lajm i mirë ka ardhur sot për rininë e Komunës së Drenasit. Kuvendi Komunal ka votuar që objekti i qendrës rinore tu kthehet sërish të rinjve për aktivitete të ndryshme siç ka qenë dhjetë vite më parë.

Pikë e rendit të ditës në mbledhjen e kuvendit komunal ka qenë Propozim Vendimi për shfuqizimin e vendimit të vitit 2008 në të cilin është dhënë objekti i qendrës së komunitetit në Drenas në shfrytëzim qendrës “Dielli”. Asamblistët kanë votuar pro ndërsa objekti së shpejti do tu lirohet të rinjve të Drenasit.

Lajmin e ka mirëpritur Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Drenas, Flutura Avdiu e cila thotë se kjo ka ardhur në bazë të propozimit të kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci ndërsa edhe Kuvendi i mirëpriti duke e shfuqizuar vendimin e vitit 2008.

Ajo thotë se tani ky objekt do të menaxhohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe do t’iu kthehet rinisë për zhvillimin e aktiviteteve rinore aty si në të kaluarën.