75 Mall Live Search
13:10 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / H F

Lajm i mirë për shoferët e Kosovës

Shoferët e Kosovës tash e tutje i gëzohen partneritetit mes APR-së dhe HIB Petrolit, si dy kompani të shquara në sektorët e tyre të veprimit. Përmes këtij partneriteti, shoferët në Kosovë do të mund ta bëjnë udhëtimin me veturë një përvojë të plotë, duke u furnizuar me derivate dhe duke marrë abonimin për asistencë rrugore, të gjitha në një vend. Të gjitha shërbimet e APR-së i shtohen shërbimeve dhe produkteve që mund të blihen në HIB Petrol.

Vozitja e veturës është mënyra më e mirë për të lëvizur drejt mundësive dhe destinacioneve të reja. Që udhëtimin tonë ta bëjmë me kënaqësi, kemi nevojë për partnerë të shumtë të industrisë së lëvizjes. Po sikur dy partnerë të bëhen bashkë për ta bërë lëvizjen më cilësore, më të sigurt dhe më të këndshme? Shoferëve u mbetet ta marrin timonin dhe ta shijojnë udhëtimin e tyre.

Shoferët në Kosovë janë të vetëdijshëm për cilësinë e shërbimeve dhe produkteve që u duhen për lëvizjen e tyre. APR është e përkushtuar që siguria rrugore të mos jetë një luks, por një shërbim që mund të merret lehtë dhe që mundëson kujdes për udhëtim pa pengesa në Kosovë dhe jashtë saj.

Kur lëvizja luaj ndalon në HIB Petrol, para jush janë shumë mundësi për ta plotësuar udhëtimin tuaj me produkte e shërbime cilësore. Nga tash, edhe pakot fizike të APR-së i gjeni në HIB Petrol.

Mobiliteti është liri dhe mundësi, andaj energjia dhe siguria në rrugë janë qenësore për njerëz që dine të zgjedhin dhe dine të jetojnë. Për ju që dini, APR dhe HIP Petrol ju mundësojnë zgjidhjet më të mira në rrugëtimin tuaj.

APR është emër i dëshmuar për mundësimin e shërbimeve të asistencës rrugore. Para se të abonoheni mund ta shfletoni katalogun për ta bërë zgjedhjen e duhur mes pakove. Katalogun e gjeni këtu: