75 Mall Live Search
23:28 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Lajm i mirë për Solarin, rikthehet në stërvitje Bale

Santiago Solari ka marrë një lajm të mirë, pasiqë Gareth Bale është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, në prag të sfidës me Espanyol në La Liga.

Bale nuk kishte luajtur që nga sfida me Villarealin në fillim të janarit dhe ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit.

Bale pritet të aktivizohet në ndeshjen e radhës në RCDE Stadium teksa Real do të mundohet të rikthehet në vend të tretë të renditjes.

Ndeshja gjithashtu do të shërbejë si një nxehje për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Copa del Rey ndaj Girona-s në mesjavë.

Nëse sulmuesi nuk do t’ia dalë të luajë në sfidën e radhës, atëherë ai me siguri do të aktivizohet që nga minuta e parë në Kupë.

Toni Kroos, Marcos Llorente, Mariano Diaz, Marco Asensio dhe Keylor Navas mbeten në infermieri. /IndeksOnline/